Brazil, reduktim pagash në futboll, por lojtarët nuk janë dakord

Coronavirusi gjunjëzoi edhe Brazilin. Në vendin amerikanolatin nuk po luhet, dhe skuadrat nuk po stërviten dhe nuk dihet se kur do t’u kthehen aktiviteteve. Presidenti I vendit Jair Bolsonaro ndërmori një masë provizore që lejon pezullimin e kontratave të punës për 4 muaj, ndërsa disa klube kanë nisur punën për të reduktuar kompensimet financiare të lojtarëve me këta të fundit që nuk janë dakord.

Sipas portalit UOL, në një  videokonferencë të zhvilluar të premten mes përfaqësuesve të 50 klubeve të Serive A, B dhe C të kampionateve  kombeëtare u vendos që të jepet leje kolektive për 30 ditë. Nëse në ditën e 31 situata nuk do të kthehet në normalitet, atëherë lojtarëve do t’u mbahet 50% e pagës dhe e të drejtave të imazhit, nëse edhe pas 1 muaji situata nuk do të ketë ndryshuar , atëherë kontratat mund të pezullohen deri në përfundim të emergjencës.

Klubet po diskutojnë ende për ‘kufijtë’ që do të mund të bëjnë efektive këto masa dhe që mund të prekë ata që fitojnë më shumë se 7 mijë Euro në muaj. Gjithnjë sipas UOL, sindikatat e disa prej shteteve braziliane mund të pranojnë këto masa, por pas kuintave është shfaqur rezistenca,sidomos e një pjese të lojtarëve të Serisë A. Disa klube janë në presion nga sponsorët e tyre që duan të pezullojnë derdhjen e parave në llogaritë e klientëve të tyre. Të gjithë kampionatet  në shtetet e Brazilit janë ndërprerë ashtu sikurse edhe Kupa e Brazilit. Ndërsa kampionati I Serisë A brazilane me 20 skuadra është fiksuar të nisë në fundjavën e parë të muajit maj.

Sfidanti.al