Në moshën 27-vjeçare është një nga më të njohurit e sportit italian, edhe pse në një disiplinë jo aq shumë tradicionale siç është regbia. Flasim për Maksim Mbandën, lojtarin e skuadrës “Zebrat” e Parmës, i cili këtë periudhë ka qenë tepër i ngarkuar si shofer taksie. Mediat e huaja, por edhe ato italiane, raportojnë se Maksimi po punon 13 orë në ditë në timonin e ambulancës së tij, duke qenë në “vijën e frontit” në luftën ndaj koronavirusit. Ai nuk po e bën këtë punë për para, ndonëse rroga e tij në regbi nuk është si ato të futbollit (ndoshta merr 15 000 euro në muaj).
“Kampionati është ndërprerë, – thotë ai, – dhe unë pata shumë kohë të lirë. E ndjeva si detyrë që të ndihmoja vendin tim, dhe dola vullnetar për të punuar në sistemin shëndetësor. Po punoj si shofer ambulance, më shkon 12-13 orë në ditë, por me këto që po ndodhin them se nuk kam të drejtë të them se jam i lodhur. Natyrisht, shqetësimi ekziston, por sot ka shumë pak gjëra që mund të bëhen me siguri të plotë”.
Sfidanti.al