Inter, rriten mundësitë e kthimit të Philippe Coutinhos

Rikthimi I Philippe Coutinhos te Interi po bëhet një hipotezë gjithnjë e më e pranueshme. Kartoni I brazilianit që u largua nga zikaltrit në 2013 për të kaluar te Liverpooli, është në pronësi të Barcelonës, që e ka dhënë 27 vjecarin me huazim me të drejtë blerje te Bayerni I Mynihut. Por klubi bavarez duket se nuk ka ndërmend të derdhë në arkat e klubit blaugrana 120 milionë Euro me Coutinhon që nëse kthehet në Barcelonë vështirë se do të qëndrojë te blaugranat.

Sipas të përditshmes ‘El Mundo Deportivo’, Coutinho do të donte kthimin në Angli te Liverpooli edhe pse në ndjekje të tij janë edhe Chelsea, Tottenham, Arsenal e Manchester United. Por Barcelona do të kërkojë që të përdorë kartën Coutinho në bisedimet me Interin e Paris Saint Germain për Lautaro Martinez e Neymar. Coutinho pëlqehet nga Conte e Marotta dhe vlera e tij e përafërt me atë të klauzolës së kontratës së Lautaro Martinez mund të lehtësojë gjërat për një fund të lumtur të këtyre tratativave. Ndërkaq, nga Anglia përmendet sërish emri I Pierre Emerick Aubameyang. Sipas ‘Daily Mail’, sulmuesi I Arsenalit pëlqehet nga disa klube evropiane mes të cilëve janë Barcelona, Paris Saint Germain, Manchester United e sidomos Interi. Kontaktet me përfaqësuesit e Aubameyang kanë nisur prej kohësh pikërisht për të mos I gjendur të papërgatitur në rast të një largimi të Lautaro Martinez.

Sfidanti.al