Uruguaji ‘shkarkon’ Tabarez gjatë periudhës së coronavirusit

Federata Uruguajane e Futbollit vendosi ‘ të shkarkojë’ trajnerin e skuadrës kombëtare, Oscar Tabarez gjatë kohës së krizës së coronavirusit, një vendim që u mor edhe për trajnerët e skuadrave të kombëtare edhe në kategoritë e tjera. Trajneri I skuadrës A të Uruguajti dhe trajnerët e tjerë të kenë një policë sigurimi për këtë papunësi, një akt që është përfshirë së fundmi ngë Ministria Uruguajane e Punës dhe Sigurisë Sociale

Gjysma e punonjësve të Federatës janë ‘shkarkuar’ nga detyra prej ditësh, kështu që nuk do të duhet të punojnë edhe pse janë nën kontratë me Federatën. Tani kjo masë u mor edhe për trajnetët e skuadrave kombëtare të të gjitha kategorive duke përfshirë këtu edhe Oscar Tabarez.

Oscar tabarez është një prej trajnerëve më me emër në Amerikën Latine dhe ka mundur të drejtojë Uruguajin deri në vendin e tretë në Botërorin e 2010 dhe në fitoren e Copa America të 2011. Pavarësisht moshës së madhe të tij, Federata vendosit që ta pezullojë atë duke I akorduar policën e sigurimit të papunësisë që I mundëson atij pagën minimale në këtë periudhë të krizës së coronavirusit

Sfidanti.al