Partizani është finalisti i parë i “Final Four”. Ashtu siç pritej, të kuqtë kanë kaluar Skënderbeun në ndeshjen e parë gjysmëfinale të këtij mini-turneu dhe tanimë presin të qetë emrin e skuadrës që do të kenë përballë më datë 26 maj. Të kuqtë kalonin në ndeshjen e sotme edhe me një barazim, por ata treguan që nga minuta e parë se dëshironin vetëm një sukses në këtë sfidë. Rastet nuk u munguan, teksa shpërdoruan shumë të tillë para portës në pjesën e parë. Goli do të vinte vetëm në fillimin e të dytës me Bintsuka, teksa korçarët thuajse nuk vendosën asnjëherë në vështirësi Qirkon. Shehi i dha mundësinë lojtarëve të tij të stolit që të kishin minuta në këmbë, duke kthyer edhe një emër si Cara në fushë, me sulmuesin i cili krijoi disa raste të rrezikshme në fund, por sfida u mbyll pa gola të tjerë dhe me Partizanin që me lehtësi shkoi kësisoj në finalen për titullin kampion.
sfidanti.al