Elbasani ka arritur të marrë një fitore 2-0 përballë Partizanit në javën e 27-të të “Abissnet Superiore”. Dy golat e elbasanasve erdhën nga pika e 11-metërshit. Ishin dy ndërhyrje të Sembene në dëm të Joel, me VAR, që sollën dhe dy finalizimet e sakta të Mustës me vlerën e tri pikëve. Në pjesën e dytë, nga minuta e 72-të, të kuqtë u dëtyruan të luanin me një lojtar më pak, dy kartona të verdhë për Mehmetin. Me këtë fitore, Elbasani afrohet me zonën “Final Four”, është 6 pikë larg dhe pikërisht nga Partizani që mban vendin e katërt.
sfidanti.al