Kategoria e Parë, favoritët nuk zhgënjejnë

Sapo kanë përfunduar 3 ndeshjet e ditës së sotme të vlefshme për javën e 25-të të Kategorisë së Parë. Nuk ka surpriza në këtë takime, pasi favoritët kanë fituar takimet respektive , duke respektuar pritshmëritë. Kryesuesve të Vorës iu mjafton një gol i të zakonshmit Ruzgis në pjesën e dytë, që të mposhtë minimalisht 1-0 Kukësin dhe të ngjitet në kuotën e 63 pikëve në klasifikim. Nuk gabon Besa, që mposht 2-0 Apoloninë dhe ruan vendin e tretë në renditje. Burreli ka mposhtur minimalisht 1-0 Kastriotin në shtëpi dhe me këtë trepikësh matjanët konsolidojnë pozitat në vendin e 4-t në klasifikim.

sfidanti.al