Mungesat do të jenë të rëndësishme sidomos në sulm. Harri Kejn është i dëmtuar për Totenhemin në duelin e Championsit ndaj Ajaksit, dhe për më tepër, do të mungojë edhe heroi i ndeshjes ndaj Sitit, koreanojugori Son, i pezulluar. Trajneri Poçetino nuk do të ketë as mbrojtësin e Anglisë, Uinks, po ashtu të dëmtuar, ndaj edhe ai do ta ketë të vështirë të bëjë zgjedhjet e veta.
Sidoqoftë, trajneri argjentinas u përpoq të ishte optimist. “Për mua nuk ka rëndësi se kush shënon golat, – tha ai, – rëndësi ka që të shënojmë. Gjithsesi, është një problem kur të mungojnë lojtarë të rëndësishëm, sidomos në një ndeshje të tillë”.
Poçetino do të mbështetet te katër prej yjeve të tij, që më parë kanë luajtur për Ajaksin. Ata janë Kristian Eriksen, Davidson Sançez, Jan Vertongen dhe Tobi Alderveireld (në foto). Këta mund të thuhet se e njohin më mirë kundërshtarin që do të kenë përballë, dhe do të dinë të orientojnë edhe shokët e tjerë të skuadrës.
Sfidanti.al