Egnatia po tregohet shumë aktive në këtë sesion të merkatos. Pas afrimit të sulmuesit Mario Gjata, klubi rrogozhinas njofton se ka arritur të sigurojë shërbimet e mbrojtësit Francois Dulysse. 24-vjeçari nga Haiti ka firmosur një kontratë që e lidh për 2 vite e gjysmë me Egnatian. “Presidenti Agim Demrozi ka prezantuar para mediave qendërmbrojtësin Francois Dulysse i cili ka nënshkruar kontratë me KF Egnatia për 2.5 vite. Dulysse është shprehur mjaft i lumtur për aventurën e re duke premtuar më të mirën për ekipin”, shkruhet në njoftimin e klubit rrogozhinas. Dulysse është aktivizuar me disa ekipe të ndryshme në USL 1 (kategoria e parë) në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
sfidanti.al