Kurtaj, shqiptari i parë në Rally Dakar

Quhet Ardit Kurtaj dhe është sjhqiptari i parë që merr pjesë në garën historike Rally Dakar që këtë vit do të zhvillohet në Arabinë Saudite. Jeton dhe punon në Austri, me profesion kuzhinier, pasionin për garat ekstreme nuk e ka fshehur asnjëherë dhe pas shumë sakrificave, ky është viti kur me motorin e tij KTM do të përshkojë disa nga terrenet më armiqësore të plametit. I lindur në Shkodër, Kurtaj ka emigruar shumë vite më parë në Austri dhe pjesëmarrja në Rally Dakar për të është realizimi i një ëndrre që ai e ka pasur që në fëmijëri.

Gara startoi ditën e sotme pikërisht në vendin e lindjes së mesme dhe deri në 19 janar, garuesit do të përshkojnë plot 8 mijë kilometra e Kurtaj është pjesëmarrës në atë ët motoçiklizmit që është edhe disiplina më e rrezikshme dhe impenjuese. “Qëllimi im është i përcaktuar qartë: të arrij në podiumin e finales më 19 janar”, theksoi Kurtaj. Pjesëmarrja e shkodranit në këtë garë vjen edhe si pasojë e mungesës së amerikanit Walkner, por kjo ka pak rëndësi pasi flamuri kuqezi për herë të parë do të valevitet edhe në një prej garave me sfiduese të planetit. Rally Dakar e nisi misionin shumë vite më parë në kontinentin afrikan dhe pas rreth një dekade në Amerikën e Jugut tashmë zhvendoset në Kadishullin Arabik.

sfidanti.al