Një këshilltar për Sylvinho-n e Dukën, Jenisheri hyn në “kështjellën” e futbollit

Selami Jenisheri më në fund ka hyrë në godinën e madhe të futbollit shqiptar. Ish-deputeti i Kuvendit të Shqipërisë, ka shkuar në zyrat e FSHF-së për të dorëzuar studimin që ka bërë e më të cilin është i sigurt se do të ndihmojë Silvynhon që të sigurojë një fitore me kuqezinjtë në ndeshjen ndaj Çekisë.

Jenisheri kishte shprehur nëpërmjet një letre të hapur dëshirën e tij pak ditë më parë, duke theksuar se me këtë studim, do të ishte e sigurt fitorja në ndeshjen e radhës dhe kualifikimi në EURO 2024. Dje, ai ka qenë në zyrat e institucionit, siç tregohet në fotot e mëposhtme, sigurisht për të dorëzuar këtë studim të tijin dhe për t’u siguruar që të vihet në dispozicion të trajnerit dhe stafit kuqezi që po përgatit në këto ditë gjithçka duhet për ndeshjen e javës së ardhshme.

sfidanti.al