Nga planet për tifozët, në stërvitjet “si dikur”, futbolli tash është trim!

Në Itali po mendojnë se deri në 10 për qind e kapacitetit të stadiumeve mund të mbushet me publik për ndeshjet, ndonëse nuk dihet qartë se kur mund të ndodhë kjo. Në Angli po flasin për finalen e Kupës që gjithashtu mund të jetë me tifozë, ndërsa në Spanjë, skuadrat u kthyen në stërvitje sipas “mënyrës së vjetër”, pra me kontakte fizike dhe në mënyrë kolektive. Në fund të fundit, rruga përsa i përket stërvitjeve ishte hapur nga Bundesliga në Gjermani.

Në Spanjë, Reali e Barcelona kishin 81 ditë që nuk bënin stërvitje të tilla, madje për një kohë të gjatë pati vetëm ushtrime individuale në kushte shtëpie. Sa shumë kanë ndryshuar kohët në vetëm pak javë. Futbolli është bërë më trim dhe duket sikur koronavirusi po kthehet gjithnjë e më shumë në një grip të zakonshëm, që mund të kalohet madje pa regjim shtrati fare.

Sfidanti.al