Portieri është një nga pozicionet-kyç në lojën e futbollit, por vlera financiare e kartonit të tij nuk ka qenë kurrë e krahasueshme me atë të sulmuesit apo mesfushorit. Gjithsesi, me kalimin e viteve, bashkë me rritjen e shpenzimeve për çdo lojtar, ngritje progresionale pësuan edhe vlerat për ruajtësit e portës, madje rritja tek ata ka qenë më e shpejtë.
Nga 19 milionë eurot e dhëna nga Interi tek Juventusi për Anxhelos Perucin, deri tek 75 milionë eurot që pritet të paguajë Reali i Madridit për De Gean e Mançester Junajtidit, kanë kaluar vetëm 18 vjet. Rritja është gati e katërfishtë. Rekordi i blerjes së një portieri të vetëm ka qenë i lartë që në vitin 2000, pasi Juventusi i dha Parmës 54 milionë euro për Xhanluixhi Bufonin, veçse ky mbetej një përjashtim që përforconte rregullin.
Me Bufonin dhe De Gean, portieri merr vendin që i takon në biznesin e futbollit, ndërsa çdo trajner e di se çdo të thotë të kesh një siguri kaq të madhe në portë. Pavarësisht se De Gea apo Nojer duken pak në sytë e telespektatorëve, sërish Murinjo, Zidan apo Ançeloti nuk mund t’i quajnë ata si më të paktë se Ibrahimoviç, Benzema apo Levandovski. Vetë Nojer nuk pati rekord kur kaloi nga Shalke tek Bajerni. Për të u paguan “vetëm” 25 milionë euro, veçse duhet pasur parasysh se Gjermania është realitet tjetër nga Spanja, Italia apo Anglia.
Sfidanti.al