Shalke edhe mund të kualifikohet në Europë, por pas rezultatit të djeshëm, kjo mund të ndodhë në kurriz të Leverkusenit. Skuadra e Admir Mehmedit ndoshta nuk e kishte menduar se do të vinte gjendja deri këtu. Katastrofë 1-4 në stadiumin e vet, përballë tifozëve të saj, dhe tani zona që të çon në plej ofin për të mos rënë nga Bundesliga është vetëm 4 pikë larg. Jo vetëm kaq, por Leverkuseni tashmë e ka luajtur ndeshjen e tij, ndërsa Augsburgu, Hamburgu, Volfsburgu apo Mainci ende jo. Me 36 pikë në renditje, nuk ka asnjë siguri.
Shalke, ndërkaq, po përpiqet të shpëtojë sezonin. Suksesi bëri që Blutë Mbretërorë të kenë tani 41 pikë, 3 më pak sesa zona që të çon në Ligën e Europës. Do të jetë e vështirë, por jo e pamundur. Dy golat e Guido Burgstalerit, dhe nga një të Benedikt Hëvedesit e Alesandro Shopfit i dhanë suksesin e madh në Leverkusen.
Sfidanti.al