Kush është ekipi më i veçantë i Europës, dhe me siguri i gjithë botës? Për mënyrën sesi “i kullandris” punët është padyshim Bajerni i Mynihut. Në një sezon të vështirë të goditur nga pandemia, bavarezët arritën sërish të dilnin me fitim, edhe pse me vetë nja 2 milionë euro. Jo vetëm kaq, por treguan se çfarë niveli sportiv mbajtën duke fituar Bundesligën, e duke u eleminuar vetëm për mungesë fati në çerekfinalen e Championsit (që e fituan në 2020) përballë Paris SG, duke mos pasur Robert Levandovskin. Përveç kësaj, Bajerni pati edhe raportin më të shëndetshëm të nivelit të rrogave dhe nivelit të të ardhurave, me 58 për qind. Në skaj të kundërt, Interi i Milanos, klubi aksionet e të cilëve janë në Lindjen e Largme dhe që humbi mbi 245 milionë euro në një sezon, edhe pse fitoi titullin në Serinë A. Pak humbje Ajaksi me vetëm 8.1 milionë euro, ndërsa “gropë” Atletiko e Madridit kampione e Spanjës me 111.7 milionë euro.
Sfidanti.al