Do të luhet një ndeshje si shumë të tjera të Realit në Champions. Skuadra më e madhe e botës e njeh si shtëpinë e vet këtë garë të madhe, por këtë të martë do të ketë një finale të vërtetë në Stamboll. Nëse fiton ndaj Gallatasarajit, mund të jetë më i qetë për kualifikimin, nëse barazon ose humbet, rrezikon shumë, ndërsa trajneri Zinedin Zidan do të ketë të paktën 5 mungesa.
Në këto kushte, mediat spanjolle duan të venë në sedër yllin kryesor të blerë të verë, Eden Hazarin. Supertalenti belg ka qenë një zhgënjim deri tani, me vetëm 1 gol në 6 ndeshje, ndërsa nuk ishte të shtunën në humbjen 0-1 në Majorka për La Ligën, sepse shkoi të ishte pranë së shoqes në lindjen e një tjetër fëmije. “Është një finale, Hazar”, – ishte titulli i gazetës “Marka”, ndërsa numri 10 duket se nuk po e bën dot kalimin nga një klub i madh si Çelsi, në një klub gjigand si Reali.
Sfidanti.al