Guardiola, dëgjo Gasperinin: Kur ishte te Barcelona, bëri një gjest që nuk e harroj

Xhan Piero Gasperini po I gëzohet momentit. Për të dhe Atalantën të sfidojë Mancester Sitin e Pep Guardiolës në Ligën e Kampioneve është një festë e vërtetë.

‘Të jesh këtu sot, përballë një skuadre të tillë është motiv krenarie-tha gasperini-në një ndeshje ka shumë zhvillime, e dimë forcën tonë, por në nivel ndërkombëtar duhet të bëjmë një ndeshje të bukur me karakteristikat tona, me përulësinë e nevojshme, por edhe me dëshirën e madhe për të luajtur sa më mirë’.

Ndërkaq, Gasperini më herët kishte marrë komplimentat e kolegut të tij, pep Guardiola dhe trajneri I Atalantës ia ktheu këto komplimenta, madje duke kujtuar edhe një gjest të bukur të trajnerit actual të Mancester Sitit.

‘Janë të këndshme komplimentat e tij-vijoi Gasperini-unë nuk und të shtoj asgjë atyre që janë thënë për të si trajner. Mund të them se si person ai ishte protagonist I një gjesti të bukur që unë nuk e harroj. Ditën që u shkarkova nga Interi, më mori në telefon Estiarte për të shkuar në Barcelonë për të qëndruar me të dhe Guardiolën. Ishte dicka e bukur, një moment njerëzor; Barcelona ishte në catinë e botës dhe trajneri I saj të merr në telefon. Është një gjest që nuk do ta harroj, përtej vlerës së tij si trajner’.

Sfidanti.al