Janë fjalët e Karabecit, futbollistit të Tiranës, që me vepra ka treguar se është më i zoti se me frazat nëpër intervista.. kur përballet në fushë me kundërshtarët : “ I bëmë një nisje të mirë kampionatit, por u frymë shpejt. Nuk i shkon kësaj skuadre të fryhet pas një apo dy fitoresh dhe të dalë nëpër media”. Fjalët e Karabecit, do të ishte mirë që t’i dëgjonin të gjithë shokët e ekipit, madje edhe vetë ai. Tirana, për ato që kanë ndodhur në gjithë këto vite, ka më shumë nevojë të luajë në fushë dhe të mos luajë në ..media. Siç thotë edhe Karabeci, që kërkon të ulë në tokë këmbët bardheblu, duke mos qënë shumë i zoti ta bëjë deri në fund këtë terapi te domosdoshme.
Veterani i Tiranës, apo mjekra që imponon autoritet në ekip, siç thonë për Karabecin, edhe pse ka tentuar që t’u bëjë thirrje shokëve që të mos harbojnë në media, duke fluturuar bashkë me euforinë, sapo është pyetur për titullin kampion, sikur i kanë bërë vaknsinën. Sipas instiktit , ka mbyllyr sytë dhe ka thënë: “ Ishanlla! Sepse është një vit i veçantë..” Pse qënka një vit i veçantë? Ngaqë kanë ikur shumë futbollistë dhe kanë ardhur të tjerë, apo sepse Tirana është betuar pas derbit se nuk do të bëjë më gabime! Jo as kjo nuk qënka. Vitin e ardhshëm Tirana paska ditlindjen e madhe dhe kërkon të bëjë festë të madhe. Sipas zakonit të vjetër, brezat bardheblu kur kishin sebepe të tilla, triumfonin për ta bërë më joshës festimin. Ky brez futbollistësh , për meritë të tyre dhe më shumë të klubit, kanë devijuar ndjeshëm nga misioni historik. Aq sa nuk është dhe kaq komode kur dëgjon se këtë herë do bëjnë lojën e madhe..sepse kanë festën e madhe. Kjo Tiranë , ka shumë arsye që të flasë më pak dhe të luajë më shumë, bile të stërluajë më shumë.
Sfidanti.al