Më në fund dita e Kutinjos, braziliani stërvitet përpara Betisit

Vështirë të jetë titullar, por gjithsesi, do të jetë me shokët. Më në fund erdhi dita e shumëpritur për Filip Kutinjon, që la pas dëmtimin dhe u stërvit për herë të parë me futbollistët e tjerë të Barcelonës, që pas kalimit të jashtëzakonshëm nga Liverpuli. Braziliani u fotografua pranë Paulinjos dhe blerjes tjetër të re të katalanasve, Jerri Mina.

Sidoqoftë, parashikimi për Kutinjon është që ai mund të bëjë debutimin me fanelën e Barçës në 4 shkurt në derbin ndaj Espanjolit. Mesfushori sulmues u transferua pasi për të u ra dakord që të paguheshin 160 milionë euro, 120 milionë menjëherë dhe 40 milionë në formë shpërblimesh të ndryshme.

Sfidanti.al