Te Milani erdhi si triumfator, por tani po ikën si… humbës

Andre Silva, gjatë verës së kaluar, bëri një nga transferimet më të shkëlqyera, pasi, duke ardhur te Milani, ai u bë përforcimi i dytë më i shtrenjtë në historinë e klubit të “San Siros”. Ky sulmues i ri i supertalentuar, një kohë të caktuar, u paralajmërua si një trashëgimtar eventual i Kristiano Ronaldos në përfaqësuesen portugeze, ndërsa, duke kaluar te Milani i famshëm, Silvas iu thurren lavde nga më të mëdhat nga opinioni publik sportiv, por, sidoqoftë, në fund, këto paralajmërime bombastike nuk u realizuan në jetë, për të mos thënë se plasën si… fluska sapuni!

Klubi i Milanit është gati që të çlirohet nga shërbimet e këtij futbollisti, ndërsa i pari që e ka kërkuar Andre Silvan, është Suonsi anglez që, sikurse dihet, “endet” nga fundi i tabelës së klasifikimit të Premier Ligës. Sidoqoftë, ky klub anglez është gati që të paguajë për futbollistin portugez 40 milionë euro.

Sfidanti.al