Napoli nuk ndalon në merkato

Mesfushori skocez, Lewis Ferguson bëri mjaft mirë, tek “Emiljanët” e Bologna, me 24-vjeçarin, i cili është tashmë një ‘pikë kyçe’, në mesfushën e skuadrës, së “Emiljanëve” , duke “zgjuar” kështu edhe “interesimin” e shumë ekipeve të mëdha, të futbollit botëror. Sipas raportimeve më të fundit të mediave italiane, për “fantazistin” skocez interesohen kampionët në fuqi të Italisë, Napoli, me “Blutë” e Serie A, që tashmë kanë humbur shërbimet e polakut, Piotr Zielinski dhe për vetëm 25 milionë euro, Ferguson duket të jetë zëvendësimi perfekt për “arkitektin” e mesfushës napoletane.

sfidanti.al