Leon Gorecka duhet të kete durim pasi paraqitja e tij e 58-të me Gjermaninë mund të vonojë. Julian Nagelsman për t’i bërë vend në kombëtare Aleks Pavloviç ka vendosur të mos ftojë pikërisht 29-vjeçarin. Në skemën e re të ideuar nga Tomas Tuhel, Gorecka dukej se kishte gjetur “gjuhën” e përbashkët me trajnerin dhe performanca e tij në dy ndeshjet e fundit të Bajernit tregonte qartë se modifikimet taktike i kishin dhënë mundësi që të shprehej mjaft mirë në fushë. Por ndeshjet e mira të zhvilluara kundër Lacios dhe Maincit duket se nuk kanë mjaftuar pasi Nagelsman, për dy takimet miqësore të Gjermanisë, në vend të Goreckës do të grumbullojë talentin bavarez me origjinë serbe, Aleks Pavloviç. Grumbullimi i 19-vjeçarit është edhe një sinjal i qartë për Federatën Serbe të Futbollit, e cila tani duket se ka të humbur betejën me Federatën Gjermane të Futbollit. Mësohet se Nagelsman do të zyrtarizojë emrat e të grumbulluarve për takimet përballë Francës (23 mars, 21:00) dhe Holandës (23 mars, 20:45) ditën e enjte.
sfidanti.al