Nëse dikush kishte ndionjë dyshim, tani bën mirë ta heqë përfundimisht pasi Lionel Messi mund Erling Haaland në betejën për Topin e Artë 2023. Vendimtar rezultoi suksesi në Kupën e Botës për argjentinasin ndërsa për norvegjezin nuk mjaftuan tre titujt të shoqëruar nga Këpuca e Artë.
Argjentinasi, pasi udhëhoqi kombëtaren e tij për të fituar Kupën e Botës në Katar, sot në mbrëmje mori Topin e tetë të Artë që i ishte dhënë nga David Beckam, pronar i Inter Miami, skuadra në të cilën luan argjentinasi. Pas tij u renditën Haaland, i cili me golat e tij e çoi City-n drejt “Tripletës” dhe Mbappé, kampioni i padiskutueshëm i PSG-së. Me këtë trofe, Messi shkëputet në plus 3 nga rivali i tij i përjetshëm, Cristiano Ronaldo që ka mbetur në kuotën 5.
Në total, Lionel Messi ka fituar 98 trofe gjatë gjithë karrierës së tij. Si lojtar i Barcelonës, ai mori 35 trofe gjatë ecurisë së tij 17-vjeçare me ekipin e parë. Ai gjithashtu ka fituar mbi 50 trofe individual. Sa i takon çmimeve të tjera të fituara mbrëmjen e sotme, lojtari i ri më i mirë u shpall Bellingham, portieri më i mirë u vlerësua argjentinasi Emiliano Martinez, ndërsa çmimi i bamirësisë iu dha Vinicius-it. Golashënuesi më i mirë? Erling Haaland. Sulmuesi i Manchester Cityt realizoi jo por 56 gola. Pas fitimit të Champions League, skuadra më e mirë është parë e arsyeshme të vlerësohet Manchester City.
Çmimet:
“Topi i Artë” për femra: Aitana Bonati
“Topi i Artë” për meshkuj: Messi
Çmimi Sokrates (i bamirësisë): Vinicius
Çmimi Gerd Muller (Golashënuesi): Haaland
Portieri më i mirë: Emiliano Martinez (Aston Villa)
Trofeu për të riun më të mirë të sezonit: Jude Bellingham (Real Madrid)
Skuadra më e mirë: Manchester City
sfidanti.al