Myrto Uzuni nuk po e gjen rrugën e rrjetës me Kombëtaren Shqiptare por nuk mund të thuhet e njëjta gjë për beratasin edhe në La Liga ku ka gjetur golin e katërt. Ai shënoi për Granadën në ndeshjen ndaj Villareal. Sulmuesi i kombëtares realizoi golin e dytë për Grandën duke shkurtuar diferencën në 2-3 ndaj “Nëndetëses së verdhë”.
Beratasi lëvizi mjaft bukur brenda zonës duke shmangur mbrojtësin kundërshtar dhe me një goditje preçize mposhti portierin duke hapur sërish ndshjen për të tijtë. Ky ishte goli i katërt për Uzunin në LaLiga teksa sulmuesi kuqezi konfirmohet si një nga elementët kresorë të Granadës.
sfidanti.al