Milani shpreson ta marrë Brojën për 25 milionë euro!

Nuk është emri i vetëm në listën e kuqezinjve dhe nuk ka sesi të jetë, por gjithsesi, mbetet në “shënjestër”. Armando Broja dhe Milani janë një dyshe që mundet edhe të jenë bashkë sezonin e ardhshëm, ndërsa mediat në Itali shkruajnë se klubi lombard po bën llogaritë dhe po “peshon” pluset dhe minuset. Pritet që italianët të mos shpenzojnë më shumë se 25 milionë euro për kartonin e 21-vjeçarit kuqezi, një shifër mjaft më e ulët sesa ajo që është folur verën e kaluar, kur u arrit deri në 40-50 milionë euro. Milani e di se Ibrahimoviç mund të mos jetë i vlefshëm në të ardhmen, e po ashtu Zhiru është në moshë të rrezikshme, dhe Broja mund të ishte një zgjidhje shumë e mirë, në aspektin sportiv dhe ekonomik.

Sfidanti.al