Një jashtëtokësor si Lionel Mesi nuk pati vlerë sepse u rrit tek Barcelona dhe u largua prej saj me parametër zero. Po ashtu, një mbret i futbollit si Pele nuk provoi shije transferimi sepse e kaloi gjithë karrierën që vlente tek Santosi. i vetmi ndër superyjet që u peshua me “ar” ishte Kristiano Ronaldo, për të cilin Reali pagoi 94 milionë euro në 2009 kur e mori nga Mançester Junajtidi. Sot, agjendja e futbollit, Rafaela Pimenta, deklaron se Erling Halandi do të jetë i pari futbollist që do të arrijë apo kalojë shifrën 1 miliardë euro për një tranferim. Natyrisht, duket një ëndërr tepër e madhe për të hyrë në histori, ndërsa Kilian Mbapeja pati shanse për 200-250 milionë euro. Pimenta pohoi se ka një klauzolë në kontratë për një kalim të mundshëm në një ekip tjetër (tek Reali?), ndërsa pyetja jonë është: Sa do të kishte vlejtur një Diego Armando Maradona në tregun e sotëm?!
Sfidanti.al