Nëse skuadra e djemve është e fortë, por nuk ia ka dalë shumë mbanë ndaj zikaltërve, mendojnë vajzat. Milani fitoi 4-1 derbin ndaj Interit në Serinë A për femra me 4 gola të shënuara nga një lojtare e vetme, Valentina Xhaçinti. Një ditë e paharruar për të, sepse edhe u barazua me lojtaren e Juventusit, Xhireli, por edhe sepse ndihmoi ekipin të fitonte derbin dhe të forconte vendin e dytë në renditje. Juventusi duket i pakapshëm kur duhen edhe 5 ndeshje deri në fund të kampionatit, por vendi i dytë të kualifikon për në Champions sezonin e ardhshëm dhe kjo nuk është pak.
Sfidanti.al