Ylli i Mançester Sitit u ankua në përfundim të ndeshjes mes Shqipërisë dhe Anglisë në Tiranë, se e pati problem faktin se bari i tapetit të stadiumit shqiptar ishte më i gjatë sesa duhet. “Bari ishte tepër i gjatë dhe kjo na pengoi në lojën tonë”, – tha Stërlingu. Geri Lineker, ish-ylli i madh i Anglisë i viteve 80-të, bëri shaka me sulmuesin në rrjetet sociale. “Po të kishte qenë bari më i gjatë, – shkruajti ai në Tuiter, – ndoshta ne nuk do të kishim mundur ta shikonim fare Stërlingun”. Kjo, pasi Stërlingu është shtatshkurtër. Gjithsesi, ai u vlerësua nga mediat britanike si lojtari i dytë më i mirë në fushë në “Arenën Air Albania” duke marrë notën 7.5, e duke mbetur vetë prapa kapitenit Harri Kejn që pati notën 8.
Sfidanti.al