Kane tremb Tottenham: E ardhmja? E vështirë ta them tani

Harry Kane tremb Tottenhamin. Sulmuesi i përfaqësueses angleze foli për mundësinë e një lamtumire nga klubi londinez në një intervistë për median britanike

‘E ardhmja? Mendoj se është një pyetje e vështirë për t’iu përgjigjur në këtë moment-tha Kane-në këtë moment është e rëndësishme që unë të përqendrohem te ndeshjet e kombëtares dhe te pjesa e mbetur e sezonit me Tottenhamin dhe më pas do të mendoj për Evropianin. Po të mendoja për zërat e merkatos do të shkaktoja dëme te paraqitjet e mia në fushë, përpiqem që  t’I mënjanoj sa më shumë të jetë e mundur’.

Sfidanti.al