Dortmundi kërkon 180 milionë euro për kartonin e Halandit

Nuk dihet nëse do të arrijë t’i gëzojë këto para, por e sigurt është që do ta provojë. Borusia e Dortmundit ka vendosur çmimin për kartonin e Erling Halandit, dhe ai sipas mediave arrin në 180 milionë euro. Nëse pritet deri në 2022, çmimi i kartonit do të ishte shumë më i arsyeshëm ndoshta jo më shumë se 70 milionë euro, ndërsa klubi gjerman e mori për shumë më pak. Nuk dihet nëse klubet që duan Halandin do të presin deri në fund të sezonit të ardhshëm, por kjo edhe mund të ndodhë sepse kriza financiare është e tillë që nuk është e lehtë të shpenzohen 180 milionë euro për kartonin e një lojtari, qoftë ky edhe Halandi.

Sfidanti.al