Të kaltrit janë në një marshim vërtet të madh. Fitorja 2-0 në fushën e Sasuolos i bëri që të shkëputeshin të paktën përkohësisht në 18 pikë nga Interi i vendit të dytë dhe titulli në Serinë A është gjithnjë e më pranë. Të përditshmet italiane nuk kanë ngurruar të bëjnë lavdërimet e mëdha. “Marsianët”, është fjala e përbashkët në titull e dy gazetave kryesore sportive në Apenine, “Il Korriere delo Sportit” dhe “La Gazeta delo Sportit”. “Mundet Sasuolo, titulli më pranë”, shkruan e para. “Plus 18, marsianët e Napolit”, shkruan e dyta. Skuadra e trajnerit Luçiano Spaleti kryeson Serinë A me 62 pikë, duke pasur 20 fitore në 23 ndeshje dhe vetëm një humbje.
Sfidanti.al