Fitorja në Paris ishte diçka e madhe, dhe ndonëse jo përfundimtare, tregoi se çfarë është në gjendje të bëjë Bajerni. Bavarezët kthehen në Bundesligë në përballjen ndaj Borusias së Mynshengladbahut. Mund të quhet një sfidë normale, shumë më e thjeshtë sesa ajo ndaj PSG-së së Mesit, Nejmarit dhe Mbapesë, por në Gjermani mendojnë ndryshe. Mediat shkruajnë se Gladbahu është kundërshtari më i vështirë për Bajernin, më i frikshëm sesa një ekip me 11 Kilian Mbape. Për më tepër, vendasit janë në formë të mirë dhe do të shihet sesi do t’ia dalin të besuarit e trajnerit Julian Nagelsman.
Bajerni (3-1-4-2): Zomer, Pavar, Upamekano, De Ligt, Kimih, Gnabri, Sane, Gorecka, Dejvis, Çupo-Moting, Musiala.
Sfidanti.al