Konfirmohet vdekja e yllit të Hatajsporit, Kristian Acu!

E pati momentin e fundit të lumtur. Kristian Acu i dhuroi kënaqësi vetvetes dhe tifozëve në stadiumin e Hatajsporit, duke shënuar golin e fitores ndaj Kasëmpashait në Superligën e Turqisë, veçse tragjedia nuk vonoi. Goli i yllit nga Gana u shënua në 5 shkurt, ndërsa një ditë më vonë qyteti i Hatajit u godit nga tërmeti shkatërrues. Viktimë e kësaj fatkeqësia, që i mori jetën mbi 46 000 njerëzve në Turqi e Siri, ishte edhe vetë Acu. Pas shumë ditë spekullimesh lidhur me fatin e tij, klubi i tij konfirmoi se trupi i mesfushorit ofensiv u gjet pa jetë në rrënoja. Hatajspori shkruajti në adresën e tij në Tuiter se funerali u nis pa humbur kohë drejt qytetit të tij të lindjes Ada Foah në Ganë, ku jeton familja, dhe ku do të prehet trupi.

Klubi turk bëri ngushëllime të thella, dhe po kështu bënë edhe klubet angleze të Çelsit, Njukasëllit dhe të Evertonit, ku Kristian Acu luajti për shumë vite të karrierës. Acu e nisi karrierën në Europë tek Porto për të luajtur në Angli, Holandë, Spanjë dhe Arabinë Saudite përpara sesa të kalonte tek Hatajspori në Turqi verën e kaluar. Me kombëtaren e Ganës luajti 65 ndeshje dhe shënoi 10 gola.

Sfidanti.al