Ky gjeorgjan sikur ka rënë nga qielli në fushën e stadiumit “Maradona”. Napoli ka në radhët e veta lojtarin sot për sot më spektakolar të Serisë A, dhe nuk dihet sesa kohë do të arrijë ta mbajë. Kviça Kvarackelia është ylli kryesor i futbollit italian dhe e tregoi edhe në fitoren 2-0 të ekipit të tij në fushën e Sasuolos. Futbollisti ofensiv shfaqi në terren gjithë klasin e tij, me driblimet dhe vrapimet, shpejtësinë dhe teknikën e lartë në gjuajtje e në pasime. Epitetet janë të shumta që nga “Kvaradona”, “Kvaravaxho”, “Kvaramania”, “Kvara-Magjia”. “La Gazeta delo Sport” shkruan se Kvarackelia kishte vendosur në fytyrë në Sasuolo, “maskën e Maradonës”.
Sfidanti.al