E ardhmja e Alegrit duket gjithmonë e më larg Juventusit!

Drejtuesit e rinj i dhanë besim, por shumë shpejt duket se kanë ndryshuar mëndje. Masimiliano Alegri nuk duhet të jetë i qetë, pasi aventura e tij te Juventus mund të përfundojë më shpejt nga sa ishte parashikuar. Madje, duke përdorur titullin kryesor të “La Gazeta Delo Sport”, e ardhmja e teknikut është “e varur në një fije”. Dyshimet bëhen më të mëdha edhe kur sheh faqen e parë të “Tutosport”, e përditëshmja sportive torineze gjithmonë e mirë informuar për punët e “Zonjës së Vjetër”. Sipas saj, klubi juventin është ushqyer me shumë dyshime pas barazimit të fundit 1-1 kundër Nantës në sfidën e vajtjes për 1/8 e Ligës së Europës. Kjo arsye nënvizohet edhe nga e përditëshmja sportive më e madhe në Itali. Por në shkrimin e saj “La Gazeta Delo Sport” shkon edhe më larg. i deturuar nga vendimet e fundit të drejtësisë sportive, por edhe refuzimi i pronarëve të klubit për të rritur kapitalin, menaxhimi sportiv i Juventus do të mbështetet te lojtarët e rinj. Për këtë drejtuesit e klubit dyshojnë se Masimiliano Alegri është njeriu i duhur për të çuar përpara këtë projekt.

Sfidanti.al