Inzagi i jep besimin e tij Barelës: Është i përkushtuar për Interin!

Incidenti në stadiumin “Marasi” ishte i rëndë, por gjithsesi trajneri zikaltër dëshiron ta lerë prapa. Jo vetëm kaq, por edhe ta sqarojë siç duhet për të vënë pikat mbi “i”. i pyetur për Nikolo Barelën që shkaktoi konfliktin me Romelu Lukakun në barazimin 0-0 në Gjenovë ndaj Sampdorias, Simone Inzagi dha një shpjegim të qartë. “Unë e llogaris Nikolon, – tha ai, – është i përkushtuar ndaj Interin dhe dëshiron gjithmonë që të fitojë. Ndonjëherë dëshira e madhe e bën që të nxitohet, por e dimë të gjithë se çfarë lojtari dhe çfarë njeriu është ai. Kam besim tek ai dhe tek pjesa tjetër e skuadrës”. Interi luan sonte në “San Siro” ndaj Udinezes në Serinë A dhe Inzagi kërkon fitore për të mos mbetur prapa Napolit.

Sfidanti.al