Pau Gasol, tani kampion në NBA edhe si trajner!

Nuk është ende në këtë profesion, ndërsa ka qenë një legjendë si basketbollist. Pau Gasol, katalanasi i Spanjës, provoi për herë të parë në jetë stolin e trajnerit në një ndeshje spektakli në NBA, në kuadër të Ndeshjes së Yjeve. Gasoli, që luajti për Lejkërsat e shumë ekipe të tjera, dhe që fitoi tituj në basketbollin amerikan, ishte në drejtim të një ekipi në Ndeshjen e Yjeve të Rinj në NBA. Ekipi i tij kishte në përbërje Bankero apo Maturin, ndërsa triumfi u arrit në Juta.

Sfidanti.al