Mediat e “dërgojnë” Mbappe në Premier

E ardhmja e Kylian Mbappe do të jetë larg Francës e Paris Saint-Germain, por së fundmi raportohet se me shumë mundësi sulmuesin nuk do e shohim te Real Madrid. Mediet spanjolle bëjnë me dije se Mbappe është shumë pranë kalimit në Premier League te skuadra e Manchester City. Persona të afërt me sulmuesin francez janë parë në qendrën stërvitore të Manchester City-t, ku kanë ndjekur nga afër një seancë të trajnerit Pep Guardiola, për të studiuar terrenin përpara se Mbappe të marrë një vendim për të ardhmen tij.

sfidanti.al