Raphinha do të rikthehet në Angli vetëm pas dy viteve të kaluara te Barcelona. Sulmuesi brazilian iu bashkua gjigandit katalanas me shumë bujë, por realisht ai ende nuk i ka përmbushur pritshmëritë te Barcelona. 27-vjeçari ka vuajtur edhe nga dëmtimet e shumta, por te Barcelona nuk kanë kohë për ta pritur më gjatë dhe po mendojnë shitjen e tij në verë. Shkëlqimi i Lamine Yamal është një tjetër arsye që katalanasit synojnl ta shesin Raphinhan. E ardhmja e brazilianit pritet të jetë sërish në elitën e futbollit anglez, aty ku la gjurmë për dy vite sa ishte pjesë e Leeds United. Janë plot pesë skuadra si Tottenham Hotspur, Arsenal, Liverpool, Newcastle United dhe West Ham United që janë të gatshme ta transferojnë sulmuesin brazilian në merkaton e verës.
sfidanti.al