Pas tre muajve pritje dhe shumë emrave të cilët janë diskutuar, Përfaqësuesja e Kosovës është bërë me trajner të ri. Gjermani Franco Foda është emëruar zyrtarisht në krye të stolit të Dardanëve. 57-vjeçari ka një karrierë të pasur, pasi për rreth pesë vite ka drejtuar Kombëtaren A të Austrisë, ku ka drejtuar në 48 ndeshje dhe ka një mesatare prej 1,81 pikësh. Ai ka qenë në tre periudha të ndryshme trajner i skuadrës austriake Sturm Graz, në Gjermani me Kaiserslautern në Zvicër me Zurich.
sfidanti.al