Kukësi, rekordmen emërimesh në stol

Emërimi i Bledar Devollit në stolin e Kukësit vetëm tre ndalesa pas një tjetër nënshkrimi të bujshëm, e bën klubin verilindor një rekordmen të vërtetë në këtë drejtim. Kur kanë kaluar vetëm 23 javë kampionat, blutë provojnë timonierin e katërt pasi nuk pritën më shumë se 3 javë Emiljano Çelën i cili dorëzoi çelësat oasi u dorëzua. Vendi i fundit po rëndon gjithmonë e më shumë më ambjetin verilindor ku pas më shumë se 15 vitesh skuadra rrezikon rrëzimin në Kategorinë Parë, duke qenë pranë mbylljes së një cikli të gjatë suksesesh. Largimi fillimisht i Rrahman Hallaçit, emërimi i Stavri Nicës, largimi dhe rikthimi i teknikut durrsak e më pas emërimi i Çelës dhe largimi i tij për t’i bërë vend Devollit. Një mesatare e frikshme për një klub të Superiores që fajin duket se e gjen…në stol.

sfidanti.al