Mbappe thyen rekorde, kalon edhe dyshen Messi-Ronaldo

Kylian Mbappe, ka arritur një rekord të vendosur nga Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi, me golin e tij të fundit për klubin në Ligue 1. sot, dhe është golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave të PSG-së në moshën vetëm 24-vjeçare.

Mbappe deri tani ka shënuar në çdo ndeshje që ka luajtur në Ligue 1 këtë sezon duke e konfirmuar këtë trend gjatë përplasjes së PSG-së kundër Nice të premten mbrëma duke barazuar një tjetër rekord të vendosur nga Ronaldo dhe Messi. Francezi ka shënuar ose asistuar në 15 ndeshje radhazi të Ligue 1 për PSG-në, që datojnë që nga prilli i sezonit të kaluar.

Goli i tij kundër Nice barazoi rezultatin pas golit të Terem Moffit, por skuadra e Luis Enrique-s humbi 3-2 në fund.

sfidanti.al