Shtatori, muaji i shqiptarëve

Arbnor Muja shijon disa gëzime në një muaj. Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare po shkëlqen në Belgjikë me Antëerp ku ka shënuar një gol dhe ka dhuruar një asist me skuadrën kampione të Belgjikës.

Pasi debutoi me fanellën kuqezi në Çeki dhe u aktivizua gjithashtu edhe në fitoren historike me Poloninë në “Air Albana”, 24-vjeçari spikati edhe në kampionat belg, në fitoren e thellë të Antwerpit 3-0 në transfertë me Westerlo. Pasi u aktivizua në minutëne  64 të ndeshjes ai shënoi golin 20 minuta më vonë. Muja do të aktivizohet këtë sezon edhe në Champions League me ekipin belg ndërsa me skuadrën kuqezi do të kërkojë të rrëmbejë sa më shumë minuta në ndeshjen e tetorit me Republikën Çeke.

sfidanti.al