Bileta me “mik” për Çekinë

FSHF nxorri në shitje mbrëmjen e së premtes biletat e sfidës së madhe kundër Republikës Çeke në 12 tetor por ndryshe nga herët e tjeta, jo në sportelet fizike. Papritur u njoftua se biletat ishin në shitje online te faqja e-bileta por asnjë njoftim paraprak për çmimet apo sektorët e hapur. Sporteli elektronik u çel papritur në terrin e informacionit dhe turrja masive si përherë krijoi veç kaos. Sot FSHF e ka kyçur sportelin online duke u dhënë të drejtën njerëzve më të shkathët të tastierës dhe fatlumëve që në 4-5 orët e garës së çmendur kishin fatin të zotëronin një kartë krediti. Asnjë informacion se sa bileta dolën në shitje, sa copë mund të blejë një person (duke u lënë vend abuzimeve), ndërsa tribuna e “partisë” sipas gjasave nuk doli në shitje. Kaos që nëse i shtohet edhe fakti i bllokimit të faqes online, e bën edhe më të turpshëm këtë proces.

sfidanti.al