Po flasim për vitin 2012 dhe një krahasim me vitin 2022. Po flasim për dy yjet e sotme të golit, që janë Kilian Mbape dhe Erling Halandi, në një krahasim me yllin e të gjitha kohëve, Lionel Mesin. Në vitin 2022, statistikat thonë se të dy gjigandët e sotëm kanë së bashku 79 ndeshje, kanë shënuar 81 gola dhe kanë dhënë 22 asistë. Në 2012, që ishte viti më i mirë i karrierës së Mesit, “magjistari” argjentinas pati 69 ndeshje, në të cilat shënoi 91 gola dhe shërbeu 24 asiste. Ja pra, që statistikat flasin qartë se cili është më i miri, të paktën deri tani.
Sfidanti.al