Man.United cakton çmim e Jadon Sanchos

Manchester United do të kërkojë 50 deri në 60 milionë euro për të lënë Jadon Sanchon të largohet në verë, sipas Football Insider. Sulmuesi anglez u huazua te ish-skuadra e tij, Borussia Dortmund në janar pasi u përplas me trajnerin Erik ten Hag. Holandezi nuk arriti ta përfshinte lojtarin në humbjen 3-1 nga Arsenali në shtator 2023 për çështje të lidhura me stërvitjen, sulmuesi u kundërpërgjigj, duke pretenduar se kjo ishte e pavërtetë. Ai bëri një postim në X, por më vonë e fshiu postimin. Megjithatë, 23-vjeçari nuk arriti të bënte paqe me Ten Hag dhe bëri vetëm tri ndeshje në Premier këtë sezon, duke grumbulluar një kohë totale prej 76 minutash. Pas kthimit të Sanchos në Gjermani, ai është paraqitur tri herë në Bundesligë dhe ka realizuar dy asistime. Megjithatë, çmimi i cituar nga Football Insider mund të duket i tepruar për një lojtar që nuk ka arritur të përmbushë pritjet. Ai u transferua te Manchester United për një shumë prej 80 milionë euro në vitin 2021 dhe luajti 82 ndeshje për klubin në të gjitha ndeshjet. Nga ato paraqitje, sulmuesi ka shënuar vetëm 12 gola.

sfidanti.al