Java 23 ndizet me Dinamo-Partizani

Kategoria Superiore do të kthehet përsëri në fundjavë, me ndeshjet e javës së 23-të që janë shumë interesante për rrjedhën që ka marrë gara për objektivat e ndryshëm në kampionat. Sfidat janë të ndara përsëri në dy ditë, teksa mes tyre spikat edhe derbi i kryeqytetit. Javën e hap sfida në Rrogozhinë mes Egnatias dhe Laçit, me kryesuesit që nuk duan të ndalin hapin e tyre dhe të sigurojnë sa më parë pozicionin në “Final Four”. Ndërkohë, derbi mes Dinamos dhe Partizanit luhet të shtunën në orën 17:00, teksa paralelisht në Shkodër do të jetë Vllaznia ajo që do të presë Teutën. Të dielën, të parët në fushë zbresin Tirana dhe Ërzeni në duelin mes këtyre dy skuadrave, ndërsa javën e 23-të e mbyll ndeshja mes Skënderbeut dhe Kukësit.

JAVA 23 (10-11 SHKURT)
TË SHTUNËN
EGNATIA-LAÇI 13:30
VLLAZNIA-TEUTA 17:00
DINAMO-PARTIZANI 17:00

TË DIELËN
TIRANA-ERZENI 13:30
SKËNDERBEU-KUKËSI 17:00