Mallorca humbet Muriqin për shkak të Kosovës

Vedat Muriqi ka pësuar një dëmtim në sfidën mes Kosovës dhe Izraelit të cilën “Dardanët” e fituan me rezultat minimal 1-0 falë golit të Rashicës. Po zhvillohej minuta e 66-të e takimit kur Muriqi filloi të çalonte në fushë duke bërë që trajneri Primozh Gliha të ktivitonte në vend të tij Elbasan Rashanin. Pasi i është nënshtruar testeve mjekësore, klubi i Mallorca-s ka njoftuar se Muriqi ka pësuar një dëmtim në pulpen e këmbës së majtë. Klubi spanjoll thekson se Muriqi mbetet në dyshim për ndeshjen që do të zhvillojnë ndaj Atletico Madridit të shtunën më 25 nëntor në transfertë ndërsa nuk ka një datë të saktë për rikthimin e tij në fushën e lojës. La Liga pranoi kërkesën e Mallorca-s për shtyerje të ndeshjes me Cadizin, pikërisht për shkakun se nuk mund të llogarisnin në shërbimet e Muriqit.

Sfidanti.al