Reali i interesuar për Alphonso Davies

Real Madridi është interesuar kohët e fundit për mbrojtësin kanadez të Bayern-it, Alphonso Davies. Mbrojtësi i majtë konsiderohet një “xhevahir” për klubin gjerman dhe me paraqitjet e tij i ka bërë për vete të gjithë në Bavari. Nga ana tjetër Real vuan për një mbrojtës të majtë të qëndrueshëm dhe Davies shihet me mjaft perspektivë. Megjithatë CEO i klubit gjerman, Herbert Hainer është shprehur se klubi që ai drejton nuk ka asnjë qëllim që ta lërë Davies të largohet.

“Ai ka kontratë me ne deri në qershor 2025. Ai është një nga mbrojtësit anësor më të mirë në botë. Sigurisht ne duam ta mbajmë Davies dhe shpresoj që ai të ketë dëshirë të qëndrojë gjithashtu”, shprehet Hainer.

 

sfidanti.al