Kimich i zhgënjyer nga Nagelsmann

Prestigjiozja gjermane “Bild” bën me dije se Kimich nuk e ka pritur aspak mirë vendimin e teknikut 36-vjeçar për t’i lënë rolin e liderit Gundogan, në një periudhë kur as “veteranët” Neuer e Muller nuk ishin në grup. Mbetet për t’u parë prononcimi i Nagelsmann-it rreth kësaj çështjeje. Gjatë etapës kur Julian u shkarkua në mënyrë të befasishme nga bordi i kampionëve të Bundesligës, futbollisti në fjalë u shpreh mjaft i zhgënjyer nga ky vendim. Megjithatë zgjidhja e shiritit i ka prishur marrëdhënien, në dukje e konsoliduar nga ana profesionale, por që mund të shpërthejë edhe në media.

sfidanti.al